“Më jeni kthyer të gjithë kundra”/ Valbona diskuton me Luizin, Olta shkrihet së qeshuri

Më jeni kthyer të gjithë kundra/ Valbona diskuton me Luizin, Olta shkrihet së qeshuri

Avantazhi për të nisur një zinxhir shpëtimi e më pas për të dërguar dy banorë të tjerë në nominim, e kanë vënë Valbonën përballë një situate të vështirë në shtëpi.

Pas përfundimit të spektaklit, ajo diskutoi me Luizin, pasi ky i fundit i kërkoi llogari që pse ajo dërgoi Tanin në nominim.

Diksutimi zgjati për orë të tëra në oborr, ndërsa nuk munguan batutat dhe ironitë nga ana e Luizit.

E ndjerë në “faj” Valbona tha se asaj i është vënë e gjithë shtëpia kundër pas zgjedhjes që bëri. Madje ajo reagoi ashpër edhe ndaj Nitës, pasi kjo e fundit i tha diçka në vesh Oltës dhe Kiarës.

Valbona tha që çfarë do gjëje të ketë, t’ja thotë në sy, por Nita u shpreh se nuk po fliste fare më të. Teksa dyshja po debatonte, Olta u shkri së qeshuri me batuat e Luizit.