“Nuk i thua dot asaj e ke bërë skenë”/ Olta dhe Deamishel për Valbonën
12:54 - 22.02.2023

Zinxhiri i shpëtimit ishte tema kryesore që shoqëroi bisedat e të gjithë banorëve gjatë mbrëmjes së kaluar.
Olta dhe Dea komentuan veprimin e Valbonës e cila shpëtoi Kiarën të parën. Sipas Deas, ajo zgjodhi Kiarën, për të dalë mirë me Luizin. Kjo e fundit shtoi se Valbona e ka personale me të dhe se shpesh herë e ngacmon për gjëra koti.
Dea u shpreh se Valbona do ta shohë atë jashtë dhe se në një farë mënyrë, i kishte thënë se përballë Tanit, ajo rrezikon të dalë nga shtëpia.
Olta i tha Deas që të merret me Oltën, sepse ajo nuk ka nerva të merret me të. E vetmja gjë që kam në dorë, tha Olta, është vetëm ta dërgoi atë në nominim.
Dea nga ana tjetër, u shpreh se Valbona poi a kërkon që ajo të merret me të, sepse e ngacmon gjithë kohën.