“Shumë poshtërsira”/ Luizi për Valbonën: E ka bërë me vetëdije të plotë!
11:48 - 22.02.2023

Zgjedhja e Valbonës për të dërguar Tanin në nominim, ka gjasa të shkaktojë debat gjatë javës në shtëpi.
Kjo pasi, Luizi mendon se ajo veproi me vetëdije të plotë. I pyetur nga Dea se pse ai mendon kështu, Luizi i tha se atë nuk e hoqi nga nominimi për shkak të disa debateve që kanë patur, ndërsa me Tanin ka diskutuar ditët e fundit.
Luizi u shpreh se votimi i saj ishte plotësisht i qëllimshëm, duke rrëzuar argumentin e Valbonës, që tha se nuk e mendoi shumë mirë.