Zarf/ Rikthehet sfida me litar, banorët luajnë për të fituar imunitet
17:23 - 22.02.2023

Vëllai i Madh i jep mundësi banorëve të riluajnë lojën me litar. Këtë herë banorët do të kenë mundësi të luajnë me të njejtat rregulla si herën e kaluar.
Ata do të ndahen në dy grupe.
Ermiona do të jetë lidere e grupit të parë, me pjestarë Luizin, Oltën, Kiarën Dean dhe Beati.
Grupi i dytë me Evën lidere, do të ketë pjestarë Armaldon, Kristin, Keisin Tanin dhe Nitën.
Banorët do të qëndrojnë 24 orë lidhur me njëri tjetrin, duke mos e shkëputur për asnjë moment litarin.
Grupi që do të shpallet fitues, do të ketë imunitet në lojë.