Beati mban në krahë Deamishelin, grupi duhet të ngrijë 

Beati mban në krahë Deamishelin, grupi duhet të ngrijë 

Pas daljes së Valbonës nga shtëpia, banorët ndanë punët e shtëpisë, në mënyrë që të ketë sa më shumë rregull dhe të mos krijohet rrëmujë.

Gjatë bisedës për të ndarë punët, banorët luajtën edhe Vigani-Shkurtabiqi. Teksa ishin ulur në oborr për të pirë kafe, Vëllai i Madh u kërkoi dy grupeve të ngriheshin në këmbë.

Pasi ata u ngritën, në sfond u dëgjua “Ngriva” dhe banorët nuk lëviznin fare. Me batuta të shumta u shoqërua loja “Ngriva-Shkriva”.

Në një moment, Beati mori Dean në krahë për ta dërguar atë në banjo, por papritur u dëgjua fjala “Ngriva” dhe ata të dy qëndruan në mesin e dhomës së ndenjes të ngrirë.