“Pse rrin turivarur ai?”/ Armaldo bisedon me Evën për Luizin
10:23 - 23.02.2023

Eva dhe Armaldo biseduan për zënkat dhe hatërmbetjet që ai ka me Luizin. Maestro u shpreh se ai ashtu e ka tipin që bën shaka gjithë kohën.
Ai solli në vëmendje rastin e Ermionës, që sipas tij, ai thjesht bën humor me të, po nuk kalon asnjëherë në ofendime.
Eva nga ana tjetër tha se Luizi po rri “turivarur” , ndërsa shtoi se ai dhe Armaldo janë lodhur disi me situatën brenda në shtëpi.
Armaldo u shpreh se ai nuk është “turivarur”, por thjesht është mësuar tani me humorin e tij.