“Dua t’i ngatërroj”/Armaldo-Kristit: Olta mendon se jam me të
11:16 - 24.02.2023

Armaldo nuk është shumë i qartë me qëndrimin që po mban brenda në shtëpi dhe me lojën që ai po bën. Ai një herë u shoqërua me Luizin, pastaj doli në krah të Oltës, ndërsa tani thotë që nuk është as me njërin as me tjetrin.
Duke biseduar me Armaldon, ai tha se në shtëpi është vetëm dhe po e bën vetëm të gjithë lojën, pavarësisht se ai i është afruar Oltës.
Ai shtoi se thjesht dëshiron që Luizi dhe Olta të ngatërrohen me njëri-tjetrin, pasi kjo ndikon në vendimarrjet që ai merr në lojë.
Maestro shtoi se Olta mendon se ai mban anën e saj, por në fakt nuk është kështu. Sipas tij, ai thjesht qëndron me të, pasi kanë 60 ditë që ndajnë të njëjtën shtëpi, por kjo nuk do të thotë që ai dhe Olta janë një “skuadër”.