Eva dhe Ermiona flasin për arsyet që kanë hyrë në BBV 

Eva dhe Ermiona flasin për arsyet që kanë hyrë në BBV 

Ermiona dhe Eva folën për arsyet pse ato të dyja janë bërë pjesë e formatit të Big Brother Vip. Ermiona u shpreh se ajo nuk e synon çmimin e madh, por kur i erdhi ftesa nga Big Brother, ajo e pranoi thjesht për të sfiduar veten e saj.

Ajo shtoi se brenda në shtëpi, ka bërë gjëra që nuk i kishte imagjunuar ndonjëherë se do i bënte dhe se e kishte ëndërruar të bëntë gjëra të tilla.

Sipas saj, deri diku edhe po i plotësohen “ëndrrat”. Eva po ashtu tha se ka të njëjtin qëllim, dëshiron të sfidojë veten e saj.

Kjo e fundit madje, foli edhe për gjërat e saj personale. Ajo tha se në jetë ka bërë edhe rolin e gruas dhe atë të burrit. Eva tha se kur një njeri fokusohet te karriera, harron pjesën tjetër dhe se kjo gjë i ndodhi asaj.

Ermiona dhe Eva ranë dakord për faktin që  Shqipëria i ka lënë me trauma.