Luizi-Kiarës: Mëso të flasësh!
19:06 - 24.02.2023
Mënyra e komunikimit mes Kiarës dhe Luizit u kthye në një temë debati për ta.
Luizi i kërkoi Kiarës që t’i flasë mirë duke i thënë të ulte tonin e zërit.
Kiara ishte duke i shpjeguar diskutimin që ata patën në mëngjes mes njëri-tjetrit. Ai i tha që mos të bërtiste dhe të shkonte të fliste me të atëherë kur ajo të mësojë të flasë.
Kiara: “Mendova se të kishte mbetur hatri nga ajo që të thashë dje, me gërhimën dhe më the në mëngjes jam pa gjumë”.
Luizi: “Mos bërtit, kur të mësosh të flasësh lehtë, hajde flasim. Mëso të flasësh!”