Kristi ka një lidhje jashtë? Çfarë tha ai për këtë situatë dhe për pëlqimin e Keisit!
Kristi dhe Keisi kanë krijuar një marrëdhënie të lezetshme brenda shtëpisë. Që prej hyrjes së Keisit, loja e tij thuajse ka ndryshuar, që kur ai dhe Keisi i kanë shprehur pëlqimin njëri-tjetrit.
Ai më parë, ka treguar që një vajzë e pret jashtë shtëpisë dhe se është në një lidhje.
Kristi: E kisha shumë të vështirë situatën sentimentale. Përgjithësisht jam njeri që mendoj shumë. Te festa e “Shën Valentinit”, kur kishim për të shkruajtur një letër për të dashurit tanë, e lash bosh, duke reflektuar në këtë mënyrë situatën ku ndodhesha. Kam zgjedhur të mos e diskutoj situatën time sentimentale jashtë. Ajo duhet ta ketë ndjekur këtë situatë me Keisin. Jan gjëra që tani nuk i kam fare në kontroll. Dhe kur nuk e kam diçka në kontroll, nuk mundem të reagoj mbi këtë. Po bëj gjënë e duhur, unë po ndjek trurin tim. Po ndjek dhe një farë emocioni që mu krijua kur pash Keisin dhe ndoqa intuitën time. Shpresoj ta ndërtojmë sa më shumë këtë marrëdhënie. Të them të vërtetën nuk jam njeri që i marr gjërat me vrull. Marrëdhëniet me femrat kanë qenë të vështira, për shkak të pasigurive që kam patur më përpara. Nuk dua ta shtyp “pedalen” sa më shpejt. Thjesht dua ta shijoj dhe të kalojmë momente sa më të bukura bashkë. Keisi ka të drejtë të ketë dyshime për mua. Në aspektin e parë, u takuam në situate shumë të dyshimta. Automatikisht krijon një stepje dhe një dyshim. E dyta, Keisi është vajzë e zgjuar. I kupton shumë mirë njerëzit dhe situatat. Nuk doja që ajo të vinte situatat, mua dhe veten në dyshim. Unë dua ta vazhdoj këtë gjë. Dyshimet janë shumë të shëndetshme. Dyshimet krijonë sfida dhe komunikime të hapura. Keisi ka të drejtë të ketë dyshime për mua. Në aspektin e parë, u takuam në situate shumë të dyshimta. Automatikisht krijon një stepje dhe një dyshim. E dyta, Keisi është vajzë e zgjuar. I kupton shumë mirë njerëzit dhe situatat. Nuk doja që ajo të vinte situatat, mua dhe veten në dyshim. Unë dua ta vazhdoj këtë gjë. Dyshimet janë shumë të shëndetshme. Dyshimet krijonë sfida dhe komunikime të hapura. Unë jam prezantuar si një person që vërtetësisht kur i vjen momenti apo kur ndjen që mund të krijoi një gjë, mund ta bëjë. Shpresoj t’ja kem krijuar këtë mendim. Pasojat e të gjitha gjërave unë do i përballoj vetë.
Zhaklin: Unë do isha mirënjohëse, nëse do isha në vendin e asaj vajze. Të paktën e shoh vetë me sy, që ai po vazhdon një histori tjetër. Një njeri që do të provojë emocione, është një njeri që rrëmben dashuri dhe ndenja, nuk është një “vrasës”. Jam dakord me Kristin që dyshimet janë të mira në një marrëdhënie. Mua më pëlqen kjo gjë, tregon që ka edhe dashuri që lindin me pak frikë dhe ngadalë.
Arbër: Unë mendoj që lidhjen e re mund ta nisësh, kur ke mbyllur një të vjetër. Kristi ka hyrë brenda dhe nuk e ka më mendjen se çfarë po ndodh jashtë. Për sa kohë i pëlqen Keisi, tregon që nuk ka më interes për atë tjetrën jashtë.
Zhaklin: Kur ka hapësirë për një person të tretë, është më mirë kur është e hapur. Nuk është fundi i botës. Kristi ka qenë i vërtetë me veten, me Keisin dhe me atë vajzën jashtë.
Kristi: E kam të vështirë të flas tani. Nuk do stepem ndaj një gjëje, për aq kohë sa jam i sinqertë dhe do jem deri në fund të këtij rrugëtimi.