Loja me litar, grupi i Ermionës kalon automatikisht në nominim
22:12 - 25.02.2023
Loja me litar u zhvillua sërish gjatë ksaj jave. Banorët u ndanë në dy grupe, ku Ermiona dhe Eva ishin lidere të secilit grup.
Ata duhet të qëndronin të lidhur për 24 orë dhe personi i cili shkëputej nga litari, automatikisht kalonte në nominim.
Luizi ishte i pari banor që u shkëput nga litari, ndonëse e dinte që me atë veprim rrezikonte të kalonte në nominim. Pas tij, të njëjtën gjë bëri edhe Olta, e cila deri diku u “presionua” nga Luizi. Grupi që rezistoi më gjatë ishte grupi i Evës, i cili përfiton imunitet.
Ndërsa grupi i Ermionës kaloi automatikisht në nominim. Luizi, Olta, Kiara, Ermiona, Beati dhe Dea janë në nominim. Njëri prej tyre lë sonte shtëpinë.