Raporti Keisi-Kristi/ “Unë ndoshta po gjej dashurinë time këtu”

Raporti Keisi-Kristi/ “Unë ndoshta po gjej dashurinë time këtu”

Kristi dhe Keisi kanë krijuar një marrëdhënie të lezetshme brenda shtëpisë. Që prej hyrjes së Keisit, loja e tij thuajse ka ndryshuar, që kur ai dhe Keisi i kanë shprehur pëlqimin njëri-tjetrit.

Ai më parë, ka treguar që një vajzë e pret jashtë shtëpisë dhe se është në një lidhje. Për këtë, ai foli me Keisin.

Kristi: Nuk doja që të krijoja presione dhe të bëja deklarata të mëdha. Për mua po shkon shumë mirë.

Keisi: Prandaj nuk kam dashur të të pyes.

Kristi: Për këtë fola në dhomën e rrëfimit, për një gjë që kisha lënë jashtë. Kur të vijë momenti, do ulemi dhe do bisedojmë më seriozisht.

Keisi: Unë nuk influencohem fare nga mendimi i banorëve.

Kristi: Fare? Në asnjë moment?

Keisi: Jo, fare. Ti e di që unë kam intuitë. Duke qenë se jam shumë e lidhur me babin, unë ndaj çdo gjë me të. Nuk e kisha mendaur kurrë që kjo gjëja do krijohej me Kristin këtu. Kristi me mua është vetvetja. Është shumë i sjellshëm dhe kjo gjëja më pëlqen shumë. U preka dhe do prekem derisa ta dëgjoj babin të thotë “Vazhdo”. Nuk mendoj se do jetë kundër kësaj lidhje sepse gjithmonë më ka mbështetur për çdo gjë që unë kam bërë. Nëse ai e sheh që unë jam e lumtur, normal që ai kënaqet me këtë gjë. Unë ndoshta po gjej dashurinë time këtu…

Zhaklin: Me apo pa babin, jetoje emocionin deri në fund. Je vajzë e zgjuar.