Debati i ashpër Ermiona-Dea/ “Shko te psikologu nëse ke ankth”

Debati i ashpër Ermiona-Dea/ “Shko te psikologu nëse ke ankth”

Një debat i fortë ndodhi gjatë javës mes Deas dhe Ermionës. Dea i tha Ermionës që të mos ulërasi më në dhomën e gjumit, pasi i shkakton ankth.

Kjo e fundit iu kthye keq Deas. Ajo i tha asaj se është hera e parë dhe e fundit që ia nxjerr rrobat e lara nga lavatriçja.  Debati mes tyre degradoi në ofendime dhe tone të larta zëri.

Pikërisht për këtë arsye, Dea shpërtheu në të qara.

Ermiona: Kur ndizen dritat, njerëzit janë të lirë edhe të kërkojnë llogari. Dea ishte zgjuar, unë nuk e ngrita nga gjumi. Rrobat ishin mbi lavatriçe. Unë kam dy javë këtu, kur gjej rroba mbi lavatriçe, i ndej. Unë jam shumë e vëmendshme me gjërat e mia, jam meraklie për higjienën time. Të vish të më drejtohesh me gisht pa të bërë asgjë? Të me thuash e paeduaktë kot? Ai gishti lart dhe të më thotë ato fjalë tronditëse, unë u shqetësova. E bëri shumë të madhe, unë nuk i thash asgjë. E para, jam edhe më e madhe dhe Dea duhet të më kuptoi. Unë kam disiplinë. Ngrihem në mëngjes dhe kam rutinën time.

Dea: Unë atë mëngjes u zgjova herët dhe mora rrobat nga lavatriçja i lash lart. Në qoftë se Ermiona e ka këtë problem, i kërkoj ndjesë dhe nuk e bëj më. Situata nuk lindi nga rrobat. Që kur ka ardhur Ermiona, një darkë bërtiti shumë në mes të natës. Unë u zgjova sepse vuaj nga ankthi, dhe e kam si traum kur  më zgjojnë nga gjumi duke bërtitur.

Ermiona: Shko te psikologu nëse ke ankth. Rrobat e mia mos  i prek më.

Dea: Ti mbase e mendon si shaka, por kjo është situatë shumë serioze. I thash e paedukatë, pasi ia kam kërkuar disa herë.

Ermiona: Ankthin nuk ma shpjeguar asnjëherë. Nuk të mbaj inat sepse ti je shumë e mirë. Fallco, fallco, fallco.

Dea: Nuk kam si shtirem me këtë situatë. Kam kaluar një krizë paniku aty brenda. Kam patur situate pafund ku mund të viktimizohesha.

Ermiona: Po pra, gjete Ermionën se ishte e re. Je fallco, fallco.

Luiz: Për ankthin, mua ma ka thënë që në fillim. E kam respektuar dhe më ka ardhur keq dhe mirë që e ka kaluar tashmë. Nga ana e falsitetit, unë e kam thënë që Dea e ka përdorur, kur puthi Amosin, kur ajo ishte në nominim.

Kiara: Nuk besoj se ka falsitet në këtë mes. Mu duk e ekzagjeruar reagimi i Deas, se nuk ishte në mesin e natës ajo situatë. Në sytë e mi, ishte një situatë reale, por e ekzagjeruar.

Dea: Ti Kiara kur shikon një insekt që i ke fobi dhe qan, e ekzagjeron reagimin tënd?

Kiara: Besoj se kam të drejtë të dyshoj.

Nita: Nuk e kam parë si ekzagjerim reagimin e Deas.

Eva: Unë kuptohem shumë mirë me Ermionën. E kam gjetur gjuhën me të. Por nuk mendoj se Dea ishte “fake” në atë rast, thejsht të vinte më qetë.

Dea: Reagimi im ishte nga gjendja e ngarkuar, unë përjetoj ankth.