Neda Balluku: “Nëse Kristi është i lidhur jashtë, Keisi s’ka përgjegjësi!”
19:25 - 26.02.2023
Një debat mes Nedës dhe Arditit ka ndodhur për shkak të situatës së krijuar mes Kristit dhe Keisit.
Arditi shprehet se Kristi ka treguar mungesë respekti duke krijuar një lidhje brenda shtëpisë, kur ka një histori pezull jashtë.
Neda ka kundërshtuar duke thënë se ndjenjat që krijohen në shtëpi janë të pamundura të ndalohen. Sipas saj nëse Kristi ka një lidhje jashtë, është përgjegjësia e tij, jo e Keisit.
Ajo shprehet se vendimi i Kristit për marrëdhënien me Keisin, tregon shumë për lidhjen që ka jashtë.