“A të mungon Amosi?”/ Shpati bisedon me Dean
Dea bisedoi me Shpatin lidhur me “gjestet” e saj kur ai po lahej dhe kur po bënte palestër jashtë bashkë me Kristin.
Ajo i tha Shpatit se veprimet kundrejt tij, nuk kanë qenë aspak tendencioze, por se kështu e ka tipin që pëlqen të luajë dhe të argëtohet.
Shpati nga ana tjetër dyshoi te përgjigja e Deas. Ai aludoi se sjellja e saj ka të bëjë me mungesën e Amosit. Shpati e pyeti Dean nëse ajo po sillet kështu për të zëvëndësuar një mungesë, por Dea e mohoi një gjë të tillë.
Dea shprehu interes për tu njohur me Shpatin. Teksa po bisedonte me të, Dea i tha Shpatit që është mirë që ata të dy të njihen me njëri-tjetrin dhe të njohin karakteret e njëri-tjetrit.
Shpati i bëri një pyetje të drejtëpërdrejtë Deas, nëse asaj i mungon ose jo Amos. Ajo tha se e ndjen mungesën e tij, pasi kishin krijuar një marrëdhënie brenda në shtëpi.
Gjatë bisedës, Dea i tha Shpatit se ajo e ka humbur besimin te njerëzit.