Armaldo: E teprova, po shikoja limitet e Kiarës/ Olta: Për mua u tregua fisnike!

Armaldo: E teprova, po shikoja limitet e Kiarës/ Olta: Për mua u tregua fisnike!

Sjellja e Luizit ndaj Kiarës ishte pika kryesore e diskutimeve sot në shtëpi. Olta tha se Kiara u tregua shumë vajzë fisnike me reagimin që bëri ndaj situatës.

Sipas Oltës, pavarësisht se ajo u acarua shumë dhe u përlot, ajo nuk e hodhi për asnjë moment poshtë Luizin.

Nga ana tjetër, Armaldo tha se edhe ai e teproi me reagimin e tij dhe se donte të shikonte limitet e Kiarës.

Maestro tha se veproi gabim kur mbështeti Luizin deri në atë pikë, aq sa Kiara arriti në limitet e saj.  Ai shtoi se ndonjëherë loja të rrëmben, për këtë arsye nuk u tërhoq, kur vuri re se Kiara ishte keq.