Luizi e bllokon në banjo, Kiara përlotet! Olta thyen cigaret e tij
Misioni i vajzave krijoi një situatë të pakëndshme në shtëpi. Teksa Kiara ishte duke larë dhëmbët në tualet, Luizi e bllokoi atë te lavamani dhe nuk e la të kalonte, pa i folur.
Ndonëse kjo situatë nisi me të qeshura në fillim, në fakt nuk përfundoi si e tillë. Kiara kërkoi disa herë të lëvizte që aty, por pa i folur Luizit, pasi në këtë mënyrë do dështonte ‘misionin’.
Kiara u shpreh se po ndihej shumë keq dhe se kishte probleme me frymëmarrjen, por Luizit nuk i bëri përshtypje komenti që tha ajo dhe nuk u largua.
Kiara nisi të qante dhe kjo situatë alarmoi banorët, por Luizin jo. Edhe ai dhe Armaldo i kërkuan Kiarës që të thonte “Largohu” dhe ata do e linin të kalonte, por ajo nuk e bëri një gjë të tillë.
Kiara kërkoi ndihmën e Oltës dhe kjo e fundit për të acaruar Luizin dhe për të bërë që ai të largohej nga Kiara, mori paketën e tij dhe nisi të thyente cigaret e tij.
Situata në tualet u agruavua edhe më shumë, pasi Luizi u betua për shpirtin e babait të tij, që Olta do e pësonte keq nëse thyente edhe një cigare tjetër.