“Mos u ndiko”/Luizi sqarohet me Kiarën: Nga zemra ime nuk del!
12:41 - 27.02.2023
Në një bisedë vetëm për vetëm më njëri tjetrin, Luizi dhe Kiara kanë folur më shumë për marrëdhënien e tyre.
Kiara është shprehur se mungesa e komunikimit është një problem që ndikon negativisht në lidhjen e tyre.
Ajo shprehu dyshimin nëse Luizi e do brenda shtëpisë apo jo.
Luizi ka thënë se në kohën kur nuk kanë qënë të lidhur ata kuptoheshin më mirë me sy dhe tashmë i mungon kjo gjë.
Ai i tha Kiarës se çdo aleancë dhe “ushtarë” i ka mbajtur afër vetes, vetëm për të mbrojtur atë.
Ai i kërkoi asaj të mos ndikohet nga askush.