Shpati stërvitet, Dea i hipën mbi shpinë! Ironizon Luizi!

Shpati stërvitet, Dea i hipën mbi shpinë! Ironizon Luizi!

Shpati ka nisur nagcmimet e para me Dean menjëherë sapo hyri në shtëpi. Përveç mbrëmjes së kaluar, e cila ishte e dedikuar posaçërisht për vajzat, ku Dea dhe Shpati kërcyen me njëri-tjetrin, edhe sot nuk munguan ngacmimet mes tyre.

Teksa Kristi dhe Shpati po bënin ushtrime jashtë në oborr, Dea i hipi në shpinë këtij të fundit. Ushtrimet u shoqëruan me të qeshura, ndërsa Luizi hodhi “kunja” për Dean, duke i thënë që ajo po i hipën lart Shpatit thjesht për të marrë vëmendje në “Prime”.

Komenti i Luizit nuk u prit edhe aq mirë nga Dea, ndërsa kjo e fundit i kërkoi atij të largohet dhe të merret me diçka tjetër.

Këtë situatë Luizi e komentoi edhe me Ermionën, duke i thënë asaj se Dea e cilësoi “provincial”. Ai u shpreh se me këtë situatë, ajo po përpiqet të marrë vëmendje.