Kiara debaton me Luizin: Ja ku e ke derën!

Kiara debaton me Luizin: Ja ku e ke derën!

Dita e djeshme nuk ka qënë e lehtë për Luizin dhe Kiarën.

Ata kanë pasur një debat të ashpër që nisi nga misioni që vajzave i’u dha nga Vëllai i Madh. Diskutimi mes tyre ka vazhduar edhe gjatë orëve të vona të natës.

Kiara: Me veprimet që bën nuk je në rregull.

Ka ca limite dhe limitet e mia duhet ti respektosh. Nëse nuk i respekton ja ku e ke derën. Sado ta dua një njëri, kam dhe forcën që ta stopoj veten.

Luizi: Ti mua në këtë shtëpi nuk më pengon. Por me këtë sjellje që bën, më shkatërron. Mundesh shumë mirë të më fusësh shuplakë turinjve kur të dalim jashtë. Këtu brenda ça nuk do ndodhi. Jemi në gjysmë të rrugës dhe ti mbytesh me një lugë ujë. Unë e vuaj të shikoj kështu.