Zarf/ “Qesh mirë kush qesh i fundit” në Big Brother VIP”
10:33 - 28.02.2023
Vëllai i Madh i komunikon banorët sfidën e rradhës.
Banorët do të kenë mundësinë të rikujtojnë emisionin “Qesh mirë kush qesh i fundit” i transmetuar në Top Channel një vit më parë.
Nëpërmjet historive, barcaletave dhe inskenimeve të ndryshme, të vetëm, në dyshe ose në treshe, të bëjnë njëri-tjetrin për të qeshur.
Ai që qesh gjatë performancës se një prej banorëve, skualifikohet nga loja.
Por ka mundësi të ribëhet pjesë e saj për të djegur banorët e tjerë vetëm nëse i komunikohet nga Vëllai i Madh.
Banori që reziston deri në fund të lojës do ketë një shpërblim.