“Je pjesë e sistemit”/ Dea diskuton me Oltën: Me Luizin bëjmë ironi!

Je pjesë e sistemit/ Dea diskuton me Oltën: Me Luizin bëjmë ironi!

Luizi u bë sërish “mollë sherri” mes Deas dhe Oltës. Kësaj të fundit nuk i del e “keqja” me sjelljen e Deas ndaj tij.

Sipas Oltës, Dea një herë debaton dhe e kritikon atë, dhe më pas qesh me të, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Ajo mori si shkas rastin më të fundit që ndodhi gjatë spektaklit, ku u transmetua klipi kur Luizi e ofendoi Dean, lidhur me sjelljen e saj kundrejt Shpatit.

Olta i tha Deas që nëse ajo është pjesë e sistemit, që vetë ka kritikuar, të paktën ta thotë. Kjo e fundit u shpreh se ajo qesh me Luizin në kuadër të ironisë dhe jo se mes tyre ka një miqësi.

Por Olta, e kundërshtoi këtë. Sipas saj, mes tyre ka një miqësi, pasi Dea i jep atij këshilla se si të sillet me Kiarën.

Dea shtoi se ajo thjesht nuk do që Kiara të ndihet keq dhe jo se ka një raport miqësor mes saj dhe Luizit.