“Je posesiv”/ Luizi-Kiarës: Nëse do të më shkatërrosh vazhdo kështu!
Në vazhdën e diskutimeve të shumta mes Kiarës dhe Luizit, ai i kërkoi Kiarës që çdo keqkutpim që kanë mes njëri-tjetrit, ta sqarojnë jashtë.
Sipas Kiarës, kërkesa që ka Luizi është e kotë, pasi deri atëherë humb pesha e debatit. Në aq kohë, Luizi reflekton dhe e justifikon veprimin e tij, shtoi Kiara.
Luizi i kërkoi asaj një përqafim, por Kiara refuzoi sërish për të disatën herë, duke thënë se nuk e ndjen ta bëjë një gjë të tillë.
Kiara i tha Luizit se ai është shumë posesiv dhe se nuk reflekton për gabimin që ai ka bërë. Ajo shtoi se marrëdhënia e tyre duhet të ketë një shkëputje, pasi reflektimi do i shërbejë të dyve.
Kiara i tha Luizit se kur vjen e puth dhe e përqafon, i duket sikur e bën të gjithën këtë thjesht për ta “kaluar” situatën. Ajo shtoi se do të shohë se si ai do veprojë në vijim.