Olta-Kristit: Eva ka dy orë që bëhet ujë në djersë, ti s’ke respekt që ikën

Olta-Kristit: Eva ka dy orë që bëhet ujë në djersë, ti s'ke respekt që ikën

Olta i tha Krisit se u tregua si njeri pa respekt, që nuk tentoi t’i bëntë hapat e kontemporances. Ajo shtoi se Eva u bë ujë në djersë, në përpjekje për të mësuar hapat e kërcimit, ndërsa ai as nuk e mori mundimin që t’i mësonte ato hapa.

Kristi u shpreh se Eva duhet ta kishte pyetur atë nëse i pëlqente ai lloj kërcimi, ndërsa shtoi se Eva e cilësoi atë kalama.  

Ai shtoi se të gjitha sfidat që ka përcaktuar Vëllai i Madh i ka bërë, përveç kësaj që nuk e bënte dot.

Kristi e cilësoi “budallallëk” kërcimin, sepse sipas tij, ai nuk jep dot as 20 përqind në kontemporane. Nëse do kishte një vals, shtoi ai, do dilte shumë mirë bashkë me Evën.