“The jo dua të kërcej me Luizin”/ Olta diskuton me Dean: E ke llogaritur!
Diskutimet për marrëdhënien e krijuar mes Deas dhe Shpatit vijuan edhe përgjatë ditës së sotme. Ishte Olta ajo që vuri në pikëpyetje sjelljen e Deas ndaj tij, duke thënë se ajo e kishte të llogaritur të gjithë situatën.
Sipas Oltës, gjestet e saj kundrejt Shpatit tregojnë se ajo e kishte mirëmenduar se si do sillej me të.
Olta mori si referencë, momentin kur Dea mori një karrige dhe u ul përballë kabinës së dushit, në kohën kur Shpati po bëntë dush dhe momentin e dy ditëve më parë, kur Dea u vesh për palestër thjesht për të rënë në sy të Shpatit.
Olta shtoi se i bëri përshtypje fakti që Dea donte të ishte çift me Luizin në sfidën e “Dancing With The Stars”, ndërsa këtë mëdyshje asaj ia sqaroi Dea.
Kjo e fundit tha se nuk ia kishte marrë mendja që Luizi do e ofendonte deri në atë lloj pike. Dea shtoi se ajo i kërkoi falje atij për fjalët e pamenduara që i tha, ndërsa shtoi se është tip që i sheshon debatet.