Armaldo ironi me Kristin: Hajde afrohu se e di që vdes të flasësh me mua!
17:25 - 02.03.2023
Dita nisi me ngacmime mes Oltës, Armaldos dhe Kristit. Duket se Olta dhe Armaldo ndjejnë nostalgji për “kohët e arta”. Më parë ata qëndronin shumë me Kristin, por hyrja e Keisit ndikoi në marrëdhënien e tyre.
Teksa ata u ulën për të ngrënë, Maestro i tha Kristit që ndonjëherë të ulët edhe me to për të ngrënë mëngjes.
Kristi duke folur me ironi tha se një ditë do e hajë mëngjesin me to, dhe një ditë tjetër me Keisin.
Armaldo i tha Kristit se nëse ata hanë mëngjes bashkë, mund të hanë edhe drekën. Kristi u përgjigj duke thënë se, prandaj kjo “treshe” është e rrezikshme, pasi qëndrimi bëhet “zinxhir”.
Sipas tij, Olta dhe Armaldo të ftojnë për mëngjes, pastaj me to përfundon duke ngrënë dhe drekë dhe darkë.