“Dua mision sekret”/ Luizi: Dua t’i heq imunitetin Shpatit

Dua mision sekret/ Luizi: Dua t'i heq imunitetin Shpatit

Hyrja e Shpatit në shtëpi ndryshoi deri diku rrjedhën e lojës. Ai menjëherë u përfshi në diskutimet dhe ngjarjet që ishin krijuar brenda në shtëpi.

Përveç kësaj, ai sapo hyri krijoi afrimitet me Dean dhe Nitën. Me këtë të fundit ka patur edhe një histori dashurie katër vite më parë, por që sipas tyre, nuk zgjati shumë.

Shpati u bë pjesë e shtëpisë dy “Prime” më parë. Ai ka imunitet duke qenë se është banor i ri, që do të thotë nuk mund të nominohet nga banorët.

Luizi dhe Olta duket se po e ndjejnë rrezikun e Shpatit në shtëpi. Në një bisedë në oborr, Luizi tha se do që Vëllai i Madh t’i japë atij një mision të fshehtë që në këmbim t’’i heqë imunitetin Shpatit.

Edhe Olta u shpreh se ka dashuar ta kërkojë një gjë të tillë këto ditë, por nuk e ka bërë, duke qenë se Ermiona dhe Eva u larguan nga shtëpia.