“Nuk jam i lumtur shpirtërisht”/ Luizi bisedon me Kiarën
Debatet e fundit mes Luizit dhe Kiarës, kanë bërë që ata të distancohen nga njëri-tjetri, kjo pasi Kiara kërkoi që ai të reflektojë për veprimet që ka bërë e më pas ta lërë situatën të rrjedhë dhe marrëdhënien e tyre që të “ringrihet”.
Teksa po qëndronte shtrirë te dhoma e gjumit, Kiara e pyeti Luizin se pse ai nuk ngrihet dhe të aktivizohet me pjesën tjetër.
Luizi u shpreh se ai nuk është i lumtur shpirtërisht dhe se për këtë arsye, nuk mund të shtiret sikur është i tillë.
Sipas Kiarës, ai po i lë assj një përgjegjësi shumë të madhe dhe se ndihet në faj që ai po sillet në atë mënyrë. Ajo shtoi se fillimisht Luizi duhet ta gjejë lumturinë brenda vetes, e më pas të kërkojë lumturi nga ajo.
Luizi u shpreh se te vetja e tij nuk e gjen dot atë emocion.