Banorët bëjnë prova për “Dancing With Big Brother”, lëndohet Olta

Banorët bëjnë prova për “Dancing With Big Brother”, lëndohet Olta

Sonte është gjysmë finalja e spektaklit të madh i “Dancing With Big Brother”. Banorët të ndarë në çifte do performojnë kërcimin e tyre përpara publikut shqiptar.

Nesër mbrëma është finalja e madhe, ku njëri çift do shpallet fitues.

Çifti që do të fitojë do përfitojë një avantazh në lojë, i cili do bëhet me dije nga moderatorja Arbana Osmani nesër mbrëma.

Nita dhe Armaldo nisën të bënin provat në kuzhinë, ku të panishëm ishin edhe Olta me Shpatin, të cilët po udhëhiqnin hapat e tyre.

Kristi dhe Keisi po punonin në dhomën e gjumit, ku çiftit i erdhi në ndihmë edhe Luizi, i cili i mësoi hapat Kristit.

Nga ana tjetër, Olta dhe Shpati performancën e tyre parprake e bënë në dhomën e ndenjes, ku Olta pësoi një lëndim të vogël.