Kiara për Luizin- Për dashurinë njeriu bën disa sakrifica dhe e lë egon mënjanë!

Kiara për Luizin- Për dashurinë njeriu bën disa sakrifica dhe e lë egon mënjanë!

Marrëdhënia mes Kiarës dhe Luizit pësoi një “krisje” për disa ditë, kjo pas një misioni që iu dha Ermionës, e cila duhet të bindte të gjitha vajzat që ato mos t’i flisnin fare djemëve dhe në këtë mënyrë, ajo mund të fitonte një takim me vajzën e saj.

Luizi dhe djemtë e tjerë e kuptuan misionin e vajzave dhe ky i fundit bllokoi Kiarën te lavamani i tualetit që ajo t’i fliste atij.

Ndonëse e gjitha nisi si një lojë, në fakt nuk përfundoi ashtu. Kiara kishte probleme me frymëmarrjen dhe i kërkoi Luizit që të largohej nga lavamani, por ai zgjodhi të mos e bëntë një gjë të tillë.

Pikërisht ajo situatë, krijoi tension mes çiftit, pasi Kiara nisi të qante. Pas “Prime” të kaluar, Luizi tentoi çdo mënyrë që t’i rifitonte besimin Kiarës, por kjo e fundit ndonëse u përpoq të mbante distancë, nuk ia doli dot.

Mbrëmjen e kaluar ata të dy bënë paqe dhe mes tyre u shkëmbyën puthje e përqafime.

Kiara: Kanë qenë ditë të vështira. Më shikonin banorët dhe më thonin, a je mirë… Një distancë, besoj se na bëri mirë. Sepse reflekton dhe mendon. Ne patëm një bisedë shumë të bukur, kur Luizi më kërkoi ndjesë. I thash që ia pranoj ndjesën, pasi për dashurinë njeriu bën disa sakrifica dhe e lë egon mënjanë. Dua të shikoj se si kjo marrëdhënie do shkojë në vazhdimësi.

Luizi: Unë atë që vlerësoj më shumë te Kiara është karakteri që ka, vendosmëria dhe për mua është vajzë flori. Unë e kam tepru dhe ka qenë veprim i nxituar. Ka qenë gabim trashanik. Unë i thash Kiarës që loja ime këtu, varet nga Kiara. Nëse ajo mban qëndrim, unë nuk mundem të lujë, kur ndeshem me të në shtëpi dhe ajo nuk më flet. Komenti i Luizit nuk është që nuk më pëlqeu, do më pëlqente edhe nëse Kiara e fiton Big Brotherin.

Zhaklin: Më vjen mirë që Luizi dhe Kiara nuk i marrin personalisht fjalët e mia, por thjesht përpiqen të përmirësojnë lojën e tyre. Jam e sigurt që ka shumë ngërçe mes tyre, por e shoh marrëdhënien në përmirësim. Aty brenda ka dy marrëdhënie, si çift dhe si banorë dhe kjo kërkon angazhim. Më pëlqen që Luizi është përmirësuar. Edhe Kiara po vë “pikat mbi i” dhe sot do jem shumë dashamirëse me ju.

Arbër: Më vjen mirë që e gjetën gjuhën e bashkëpunimit dhe më vjen mirë që u pajtuan.