Mbrëmje plot atmosferë, këngë, valle e të qeshura pafund!

Mbrëmje plot atmosferë, këngë, valle e të qeshura pafund!

Mbrëmja e kaluar e mbushi shtëpinë e Big Brother me hare, lumturi e gëzim. Të gjithë banorët, pas përfundimit të konferencës për shtyp, u mblodhën në oborr dhe nisën të këndonin e kërcenin.

Ishte Sabiani dhe Luizi ata të cilët nisën fillimisht të këndonin, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë. Atyrë iu shtua edhe Armaldo, e më pas të gjithë banorët, të cilët këndonin njëzëri.

Gjatë qëndrimit të tyre në verandë, nuk munguan as batutat. Luizi nisi të ngacmonte Nitën. Ai e pyeti atë se si iu duk momenti, kur e zuri gjumi në krahët e Shpatit.

Ajo u shpreh se gjeti ngrohtësi në kraharonin e tij. Luizi nuk i ndali ngacmimet. Ai i tha Nitës që si mendon ajo, si u ndje Dea në ato momente.

Nita tha se nuk e di se çfarë mund të ketë përjetuar Dea në ato momente, pasi ishte në gjumë.