Mesazh për të drejtat e grave! Banorët ndahen në dy grupe: Të vjetërit kundër të rinjve

Në kuadër të festës së gruas, Vëllai i Madh u kërkoi banorëve që ata të japin një mesazh për mbrojtjen dhe respektimin e grave.
Për pasojë, banorët do të ndahen në dy grupe, banorët e vjetër të shtëpisë në njërin grup dhe banorët e rinj në grupin tjetër.
Te grupi i të rinjve janë Shpati, Qetsori, Antoneta, Elvisi, Fotini, Jori dhe Sabiani.
Ndërsa te grupi i vjetër janë Olta, Kiara, Keisi, Deamishel, Nita, Luizi, Kristi dhe Armaldo.
Në zarfin e bardhë të dërguar nga Vëllai i Madh thuhej se secili grup mund ta shprehte mesazhin në formën që ai dëshironte, qoftë kjo përmes një pikture, kërcimi, aktrimit etj.
Pas mesazheve nga të dyja grupet, Vëllai i Madh do vlersoi se cili grup ka bërë performancën më të mirë.
Nëse fiton grupi i vjetër, grupi i ri humbet imunitetin. Dhe nëse fiton grupi i ri, ata do kenë një javë më shumë imunitet.