Olta-Luizit: Kollovar do shkosh?/ Kiara-Ç’të duhet ty?

Olta-Luizit: Kollovar do shkosh?/ Kiara-Ç'të duhet ty?

Kiara është kthyer tashmë në një kundërshtare e fortë për Oltën. Kjo e fundit po bën ç’mos që ta nxjerrë atë nga shtëpia.

Ndonëse e nxorri në nominim me Luizin dhe Bledin, Kiara nuk doli nga shtëpia pasi Bledi zgjodhi të laroghej ai, që ta linte çiftin edhe më shumë në shtëpi.

Kjo ishte tentativa e parë e dështuar e Oltës, për të nxjerrë Kiarën nga shtëpia. Ajo madje ia ka shprehur edhe përballë asaj, që do ta shohë jashtë shtëpisë.

Pikërisht për shkak të këtij mospëlqimi, ngacmimet e Oltës kundrejt Kiarës nuk janë kursyer. Teksa ishin në kuzhinë, Olta duke folur me shaka i tha Luizit nëse ai do shkojë kollovar te shtëpia e Kiarës.

Ky koment dhe ndërhyrje pa vend, siç e cilësoi Kiara, nuk i pëlqeu fare kësaj të fundit, e cila i tha Oltës se asaj nuk ka çfarë i duhet se çfarë bën Luizi.

Olta u shpreh se nuk e kishte me tendencë atë që tha dhe se fjala “kollovar” nuk është e keqe. Kiara u acarua dhe i tha Oltës të mos përfshihet në gjërat mes saj dhe Luizit.