“Të ka ikur mendja që kur je bërë lider”/ Olta-Kiarës: Pse kapesh tani që jam në nominim
Ditën e djeshme Kiara u zgjodh me shumicë votash, lidere e shtëpisë. Sapo u ngrit nga gjumi sot në mëngje, ajo shkoi në kuzhinë aty ku po pastronte Olta dhe Qetsorin dhe dy vajzat nisën të hidhnin “kunja” me njëra-tjetrën.
Olta i tha Kiarës se ajo ka nisur të kapet me të, që kur doli në nominim. Sipas Kiarës, është Olta ajo që po merret me të që kur është zgjedhur lidere dhe jo ajo me Oltën.
Kjo e fundit, duke folur me ironi, i tha Oltës se ka dëshirë t’i japë asaj një dorë që të qëndrojë në shtëpi. Komenti i Kiarës shkriu së qeshuri Oltës. Kjo e fundit i tha Qetsorit se Kiara mendon se ajo është “buzë greminës” dhe se ka nevojë vetëm për një të shtyrë që të dalë jashtë.
Kiara i tha Oltës që ajo ka nevojë të pijë një kafe dhe se kur t’i dalë gjumi, do merret me të.