Banorët e rinj bëjnë prova për shfaqjen e 8 Marsit

Të ndarë në dy grupe, të gjithë banorët po bëjnë provat paraprake për shfaqjen e festës së 8 Marsit. Banorët e rinj janë më vetë dhe ato të vjetrit më vete.
Të rinjtë, zgjodhën që mesazhin e tyre për 8 Marsin, ta transmetojnë përmes një aktrimi. Kjo ide u hodh mes tyre dhe u miratua nga të gjithë, ndërsa teksa po bisedonin në dhomën e garderobës, Elvisi tha se mbase, shfaqja e tyre nuk do të jetë shumë e qartë për publikun.
Jori nga ana tjetër u shpreh se është mëse e qartë dhe e kuptueshme.
Në kuadër të festës së gruas, Vëllai i Madh u kërkoi banorëve që ata të jepnin një mesazh për mbrojtjen dhe respektimin e grave.
Për pasojë, banorët do të ndahen në dy grupe, banorët e vjetër të shtëpisë në njërin grup dhe banorët e rinj në grupin tjetër.
Te grupi i të rinjve janë Shpati, Qetsori, Antoneta, Elvisi, Fotini, Jori dhe Sabiani.
Ndërsa te grupi i vjetër janë Olta, Kiara, Keisi, Deamishel, Nita, Luizi, Kristi dhe Armaldo.
Në zarfin e bardhë të dërguar nga Vëllai i Madh thuhej se secili grup mund ta shprehte mesazhin në formën që ai dëshironte, qoftë kjo përmes një pikture, kërcimi, aktrimit etj.
Pas mesazheve nga të dyja grupet, Vëllai i Madh do vlersoi se cili grup ka bërë performancën më të mirë.
Nëse fiton grupi i vjetër, grupi i ri humbet imunitetin. Dhe nëse fiton grupi i ri, ata do kenë një javë më shumë imunitet.