Jori i mëson hapat e kërcimit Armaldos 

Jori i mëson hapat e kërcimit Armaldos 

Jori, njëra prej gjashtë banorëve që u bënë pjesë e shtëpisë mbrëmjen e së shtunës, ka sjellë shumë alegri në shtëpi.

Kërcimi, këndimi, të qeshurat e batutat nuk kanë munguar prej saj në raport më të gjithë banorët. Kjo e fundit është afruar shumë me Armaldon këto tre ditë. Ditën e sotme, kur ajo u zgjua nga gjumi kërceu një vals me Maestron në dhomën e ndenjes.

Ajo madje, u përpoq t’i mësonte atij disa lëvizje të ndryshme për të kërcyer edhe më mirë.

Atmosfera në shtëpi duket se ka ndryshuar që prej hyrjes së banorëve të rinj. Dinamikat e ngjarjeve po ashtu kanë ndryshuar dhe debatet janë sheshuar ditët e fundit.