Jori vë në lojë Armaldon/ Shpati dhe Dea inskenojnë një puthje
Jori ka krijuar situata shumë të lezetshme gjatë ditës së sotme në shtëpi. Ajo e nisi ditën me energji, duke kërcyer e kënduar me Maestron, ndërsa duket se po sjellë një “frymë” të re në shtëpi.
Ajo i tha Deas dhe Shpatit që të vënë Maestron në lojë, duke i thënë atij se ata të dy janë puthur në buzë.
Jori “inskenoi” skemën dhe i tha Shpatit dhe Deas që të shtriheshin pranë njëri-tjetrit, që kur të vinte Maestro t’i shihte ata të afruar dhe kështu të besonte që mes tyre kishte ndodhur një puthje.
Jori shkoi të bisedonte me Armaldon dhe i tha atij se kishte kapur “mat” Dean duke puthur Shpatin. Ky i fundit hyri në dhomë dhe i pa ata të dy të shtrirë në një krevat, por nuk e dinte që e gjitha ishtë një lojë.
Armaldo pyeti dyshen nëse mes tyre kishtë ndodhur diçka. Shpati tha se mes tyre nuk ka ndodhur asgjë, por edhe sikur të kishte ndodhur diçka, nuk ka ndonjë gjë.
Maestro shtoi se ai atë do që të lumturohet.
Jori e vazhdoi lojën dhe shkoi në dhomën e ndenjes aty ku ishte loja dhe “inskenoi” puthjes mes tyre, duke e provuar me Oltën.
Jori, Dea dhe Shpati ia arritën qëllimit, pasi situata rrodhi ashtu siç ata e kishin parashikuar. Maestro doli në oborr dhe ia rrëfeu këtë gjë të gjithë banorëve.