Qetsori bën dush nudo/ Olta: Lahu kur të jemi në gjumë 

Çdo cep i shtëpisë së Big Brother monitohet 24 orë nga kamerat dhe çdo gjë është transparente. Si e tillë, edhe dushet nuk janë të mbuluara, duke krijuar kështu transparencë 100 përqind për teleshikuesit.

Ndonëse Qetsori e di një gjë të tillë, ai ka preferuar që të lahet nudo. Kjo gjë mesa duket ka shqetësuar Oltën dhe Jorin. Kjo e fundit i kërkoi atij që të mos lahet nudo, ndërsa Olta i tha që të bëj dush kur e gjithë shtëpia të jetë në gjumë, por edhe kur teleshikuesit janë në gjumë.

Qetsori tha se nuk po bën ndonjë gjë të keqe dhe se nuk ka ndonjë gjë që bësh dush nudo. Duke folur me batuta, Olta i tha atij se në këtë mënyrë, ai po përpiqet të rrisë shikueshmërinë e programit.