Antoneta sqarohet me Nitën: E keqinterpretove
17:45 - 08.03.2023
Në debatin e nxehtë mes Shpatit dhe Nitës mbrëmjen e djeshme u përfshi edhe Antoneta. Kjo e fundit, i tha Shpatit që nuk ka pse i kërkon llogari Nitës, për aq kohë sa ai ka puthur dikë tjetër dhe Nitën e ka një ish të dashur, apo e ka patur kandidate.
Komenti i Antonetës acaroi Nitën. Ajo tha se nuk ka qenë ndonjëherë ish e dashura e Shpatit, por ata të dy kanë patur një njohje jashtë dhe vetëm kaq.
Gjatë ditës së sotme ato kanë diskutuar së bashku në oborr duke sqaruar situatën e krijuar mes tyre. Antoneta u shpreh se Nita e ka keqinterpretuar atë ç’ka ajo tha.