“Mund ta ketë bërë për xhelozi”/ Shpati: 80% e di! 

Mund ta ketë bërë për xhelozi/ Shpati: 80% e di! 

Vendimi i Nitës për të shpëtuar Fotininë dhe jo Shpatin u kthyeu në pikë diskutimi mbrëmjen e kaluar në shtëpi.

Pas përfundimit të spektaklit dhe pasi këngëtarët u larguan, banorët u mblodhën në dhomën e ndenjes, ku një pjesë e tyre, komentuan zinxhirin e shpëtimit.

Sipas Luizit, Nita nuk e shpëtoi Shpatin për shkak se është xheloze që ai është afruar me Dean. Të njëjtin mendim në fakt, kishte edhe Shpati.

Ky i fundit u shpreh se është 80% i sigurtë që vendimi i saj ndodhi për atë arsye. Luizi i tha Fotinisë që ai nuk ka asgjë personale me të, por thjesht po komenton zgjedhjen e Nitës, e cila nuk preferoi të shpëtonte Shpatin.

Fotinia tha se ajo ka krijuar afrimitet me Nitën për kaq ditë sa ka qenë pjesë e shtëpisë. Luizi u shpreh se 4 ditë nuk krahason me 4 vite njohje që Nita ka me Shpatin.

Ai shtoi se ata të dy kanë patur diçka jashtë, e cila u ndërpre për një arsye dhe se të dy mbetën miq. Luizi shtoi se npër hirë të shoqërisë dhe të këtyre dy-tre javëve që Shpati është bërë pjesë e shtëpisë, duhet ta shpëtonte.