“Ti e puthe dikë”/ Shpati debaton me Nitën: Prandaj më shkel si shok! 

Ti e puthe dikë/ Shpati debaton me Nitën: Prandaj më shkel si shok! 

Zinxhiri i shpëtimit nxiti debat të ashpër në shtëpi mes banrorëve, ku thuajse të gjithë u përfshinë për të diskutuar lidhur me vendimin e Nitës, e cila zgjodhi të shpëtonte Fotininë e jo Shpatin.

Nita tregoi një shenjë xhelozie gjatë debatit, pasi i tha Shpatit se ai ka ka vetëm disa ditë që është bërë pjesë e shtëpisë dhe puthi një vajzë, duke iu referuar Deas, e cila ishte thjesht inskenim dhe kjo puthje.

Shpati i tha Nitës që të argumentonte zgjedhjen e saj dhe jo të përfshijë Dean kot në këtë situatë. Ky i fundit edhe njëherë përsëriti faktin që nuk llogarit asnjë banor, përpara Nitës, kjo për shkak të njohjes që ata të dy kanë patur jashtë.

I pyetur nga Olta se nëse ai do gjendej në një situatë të tillë, kë do shpëtonte mes Deas dhe Nitës, Shpati u përgjigj se do zgjidhte Nitën.

Kjo e fundit, përfshiu edhe Dean në debat dhe e pyeti atë se pse nuk e zgjodhi Shpatin. Kur Dea i tha asaj se këtë bisedë e ka bërë privatisht me Shpatin dhe se bashkë u sqaruan, Nita nuk u ndje fare mirë dhe i tha Shpatit se ai po bën “diferencime”, pasi Dean e merr më vete, ndërsa me të sqarohet përpara të gjithëve.