Banorët flasin për Antonetën/ Luizi: I kam inat këta njerëz!

Banorët flasin për Antonetën/ Luizi: I kam inat këta njerëz!

Hyrja e Antonetës në shtëpi nuk është pritur edhe aq mirë nga disa prej banorëve, kjo më shumë, për shkak të debatit që u krijua mes saj, Shpatit dhe Nitës.

Luizi tha se që në momentin që u dha klipi i saj prezantues e mori inat Antonetën. Sipas tij, njerëzit si ajo, i prishin punë shtëpisë, pasi nuk janë për këtë format.

Duke biseduar me Kiarën, Kristin dhe Keisin, Luizi shtoi se nuk ka simpati për këto njerëz që duan të japin mend dhe që bëjnë sikur dinë gjithçka.

Luizi u shpreh se fakti që Antoneta tha se në këtë format, duhet doemos të bëhesh çift, automatikisht po ul atë, Kiarën, Kristin dhe Keisin.

Për të dytën herë, ai e cilësoi lojën e Antonetës si të shëmtuar.