Mbrëmja e Vajzave/ Ato u përgjigjen disa pyetjeve
10:38 - 09.03.2023

Vëllai i Madh organizoi një tjetër mbrëmje dedikuar vajzave, kjo me rastin e 8 marsit, ditës ndërkombëtare të grave.
Vajzat u mblodhën në oborr dhe ripërsëritën edhe njëherë lojën me pyetje. Por ndryshe nga hera e parë, kur nëse vajzat nuk përgjigjeshin duhet të kryenin një dënim, këtë herë loja ishte pa dënime.
Atyre iu drejtuan pyetje të ndryshme interesante, ku disa prej tyre përgjigjeshin, ndërsa disa të tjera thonin se nuk e mbanin mend apo gjenin një tjetër justifikim, për t’ju shmangur pyetjes.
Teksa vajzat po qëndronin të gjitha bashkë dhe po realizonin lojën, Luizi dhe Armaldo po i ndiqnin nga banaku, pak më tutje.