“Nuk kam dashur të të ul”/Fotini sqarohet me Antonetën

Mbrëmjen e kaluar Antoneta debatoi edhe me Fotininë.
Kjo i fundit i tha Antonetës se po kapet kot, pasi ajo nuk i tha ndonjë gjë që të mërzitej. Sipas Fotinisë, ajo thjesht i tha se ka tip që i mbetet shpejt hatri dhe se mërzitet për gjëra koti.
Por Antonetës nuk i pëlqeu komenti i saj në ato momente.
Vajzat kanë diskutuar edhe sot për debatin e djeshëm ku duket se janë sqaruar me njëra tjetrën.
Antoneta: Konstatimet, kritikat që janë në kontekst personal, nuk është e nevojshme t’i dëgjojë kushdo. Mund të ma kishe thënë kur të ishim vetëm.
Fotini: Unë u mundova të isha shumë e kujdesshme në atë që thashë. Në asnjë moment nuk kam dashur të bëjë të ndihesh e ulur.
Antoneta: Të kuptoj, por është ajo pjesa që… pse duhet të ma thuash para të gjithëve? Ti bërë një analizë timen në një moment të gabuar.