Fotinia i rrëfehet Nitës për jetën e saj: E kam plagë në zemër!

Fotinia i rrëfehet Nitës për jetën e saj: E kam plagë në zemër!

Fotini rrëfeu një histori të dhimbshme personale brenda në shtëpi. Ajo i tha Nitës se në moshën 13-vjeçare prindërit e saj u divorcuan, pasi i ati krijoi një romancë me një grua tjetër.

Ajo shtoi se e ëma, nuk e ka menduar në asnjë moment të martohet sërish dhe se atë periudhë e ka përjetuar si gjë të tmerrshme dhe se e ka “plagë në zemër”.

Fotini tha se në kohën kur ka qenë në Big Brother 9, vëllai i saj hyri në burg, pasi u përfshi në disa probleme familjare nga babai.

Ajo tha se kur doli nga Big Brother, mori rreth 30 milionë lekë borxhë për të ndihmuar vëllain dhe se në atë kohë, u bë si “burri” i shtëpisë, pasi kishte shumë halle.