“Këtu ka grupe”/ Qetsori bisedon me Oltën: Jemi 2 grupe!
14:02 - 10.03.2023

Qetsori pranoi se ai është pozicionuar krah Oltës dhe që është pjesë e grupit të saj.
Gjatë një bisede në verandë mes tij Oltës dhe Sabianit, Qetsori tha se në shtëpi nuk ka banorë por ka grupe.
Sipas tij, Luizi, Kiara dhe Kristi i përkasin një grupi, ndërsa ai dhe të tjerët janë pjesë e një tjetër grupi.
Olta tha se jo të gjithë janë të përfshirë në këtë grupin e dytë, ndërsa Qetsori e konkretizoi më shumë atë që tha. Sipas tij, ai është pjesë e një grupi, ndërsa banorët e tjetër, i cilësoi si “individë”.