“Më vjen keq që lidhja me Kiarën përdoret për lojë”/ Luizi bisedon me banorët

Më vjen keq që lidhja me Kiarën përdoret për lojë/ Luizi bisedon me banorët

Krijimi i çifteve në shtëpi, nga disa prej banorëve është parë si avantazh në lojë. Për këtë, Luizi tha se i vjen shumë keq që lidhja e tij me Kiarën po përdoret si lojë në shtëpi.

Ai tha se ndjenja që ata kanë për njëri-tjetrin është shumë e madhe dhe se për të, Kiara është çmimi i tij i madh.

Luizi shtoi se fakti që ai ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë, kjo nuk do të thotë që atë po e mban ajo marrëdhënie brenda, as atë as Kiarën.

Ai madje tha se Kiara nuk përfshihet në debate, jo se nuk ka argumenta, por sepse nuk e ka në karakter të bërtasë apo të jetë e “egër”.

Luizi edhe njëherë përsëriti deklaratën e Antonetës, e cila tha se në shtëpi mund të rrish gjatë vetëm nëse krijon lidhje brenda dhe nëse ndan çifte.