Armaldo thyen rregullin e lojës siameze, përdor të dyja duart

Kaluan vetëm pak minuta nga leximi i zarfit, i cili shpjegonte rregullat e lojës siameze dhe Armaldo i shkeli ato.
Njëra prej rregullave, thonte se banorët nuk janë të lejuar ta përdorin dorën që është brenda në bluzë, por duhet të vënë në përdorim vetëm atë që është jashtë saj.
Armaldo i cili po jeton si një trup i vetëm me Jorin, mori veshjet për tu ndërruar në banjë dhe për këtë gjë përdori të dyja duart. Veprimi i tij zgjati për disa minuta, duke thyer në këtë mënyrë rregullat e lojës siameze.
Njësoj si Armaldo, edhe Qetsori theu rregullat e lojës, pasi përdori të dyja duart duke mbajtur një shishe.
Rregullat e lojës janë këto!
Një zarf i bardhë hyri në shtëpi, i cili sqaronte lojën siameze për banorët, të cilët mbrëmjen e kaluar nisën jetesën në çifte, si një trup i vetëm.
Në zarf thuhej se bluza duhet të hiqet vetëm kur banorët shtrihen për të fjetur dhe kur ata futen në tualet. Në rast se njëri prej dyshes, dëshiron të shkojë në tualet natën, atëherë duhet të zgjojë partnertin, të veshin bluzën, të shkojnë te dera e tualetit dhe njëri prej tyre futet brenda, ndërsa tjetri pret jashtë.
Duke veshur sërish bluzën, ata do kthehen në shtrat dhe do e heqin sërish për të fjetur. Zarfi specifikon se, në asnjë rast tjetër, bluza nuk lejohet të hiqet.
Nga ana tjetër, çifti duhet të përdorë vetëm njërën dorë, atë që është lënë jashtë bluzës, ndërsa dora tjetër duhet të qëndrojë brenda dhe është “jashtëfunksionale”.
Edhe në dhomën e rrëfimit banorët do shkojnë dyshe-dyshe, ashtu siç janë dhe ata janë të detyruar që ta mbjanë sekret bisedën në dhomën e rrëfimit, pa e ndarë me të tjetër.