Banorët debatojnë për situatën Kristi-Keisi-Sabiani 

Banorët debatojnë për situatën Kristi-Keisi-Sabiani 

Të veshur dy e nga dy me një bluze të vetme, banorët u detyruan të uleshin të gjithë së bashku në tavolinën e ngrënies.

Përçev batutave e bisedave të ndryshme, nuk munguan as debatet. Ishte Luizi ai i cili ngacmoi Kristin, duke i thënë se ai dëshiron që Sabiani të dalë të martën nga shtëpia, duke qenë se këtë javë doli në nominim.

Kristi u shpreh se ai do të donte që këtë eksperiencë ta përjetonte vetëm me Keisin dhe kjo deklaratë nuk u prit mirë nga disa prej banorëve, të cilët thanë se Sabiani nuk u ndje mirë nga ajo që tha Kristi.

Antoneta dhe Kiara thanë që Sabiani u prek nga ajo bisedë, por Kristi shpjegoi se ai nuk e ka problem që Sabiani është në shtëpi, port ha se do dëshironte që ta përjetonte këtë moment me Keisin.

Ai i kërkoi Antonetës mos të përfshihet më në këtë marrëdhënie.