Zarfi i Buxhetit/ Vetëm 8 banorë përfitojnë 100% të vlerës
18:36 - 12.03.2023

Një tjetër zarf i bardhë hyri në shtëpi gjatë ditës së sotme, këtë herë për buxhetin javor. Vetëm tetë prej banorëve përfituan buxhet të plotë, për shkak të rezultatin që ata patën në sfidën me litar.
Tetë banorët do kenë në dispozicion 56 mijë lekë për të shpenzuar, qofshin këto produkte ushqimore apo diçka tjetër.
Në një zarf nga “Tirana Bank”, kishte një listë me ushqime, ku 8 banorët kishin të drejtë zgjedhje në një afat kohor prej 1 ore.
Pas leximit të zarfit, Keisi që është në pozicionin e lideres së shtëpisë, ndau punët e banorëve.
Banorët u ulën në tavolinën e ushqimit dhe përgatitën listën e produkteve që ata do marrin, nga buxheti që kanë në dispozicion.